Drejtuesi i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Luke Lindberg, tha të mërkurën se situata e urisë në Rripin e Gazës është “e papranueshme”, duke u zotuar se do ta mbrojë stafin e tij nga sulmet.
Duke folur në një konferencë për media në selinë e OKB-së në Nju Jork, Lindberg tha se në Gaza “ka një nevojë shumë të madhe”, duke i përmendur shkurtimet e financimit si një pengesë të madhe për punën e agjencisë.
I pyetur se si do t'i trajtonte rastet kur trupat izraelite qëllojnë ndaj autokolonave të WFP-së, duke i pasur parasysh lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë, Lindberg tha se siguria e stafit është “shqetësimi im kryesor”.
“Do t'i mbroj pa asnjë dyshim punonjësit tanë, pavarësisht se ku ndodhen në botë”, tha ai.
Ai shtoi se “nëse diku në botë ka njerëz që sulmojnë punonjësit humanitarë, do të bëj patjetër gjithçka që mundem për t’i mbrojtur ata nga dhuna ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.























