| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Vuçiq: Serbia do të nisë brenda një viti prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi
“Në industrinë e mbrojtjes mund të arrijmë rezultate të mëdha. Ne po përparojmë në industrinë tonë të mbrojtjes, po marrim transferim teknologjie nga disa fuqi, ndërsa ne u ofrojmë teknologji të tjerëve”, tha Vuçiq.
Vuçiq: Serbia do të nisë brenda një viti prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi
Vuçiq: Serbia do të nisë brenda një viti prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se Serbia brenda një viti mund të nisë prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë me Uzbekistanin edhe në këtë fushë.

Vuçiq e bëri këtë deklaratë në Forumin e Biznesit Serbi-Uzbekistan në Beograd, gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të biznesit uzbek.

“Në industrinë e mbrojtjes mund të arrijmë rezultate të mëdha. Ne po përparojmë në industrinë tonë të mbrojtjes, po marrim transferim teknologjie nga disa fuqi, ndërsa ne u ofrojmë teknologji të tjerëve”, tha Vuçiq.

Gjatë fjalimit, ai pyeti ndihmës ministrin e Mbrojtjes për Burimet Materiale, Nenad Miloradoviq, se brenda sa kohe Serbia mund të nisë prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi, duke theksuar se Serbia tashmë prodhon raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Miloradoviq u përgjigj se prodhimi mund të nisë brenda një viti.

“Brenda një viti do të nisim prodhimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju edhe në këtë drejtim”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se në Serbi rrallë flitet për informacione të tilla, por se ato, sipas tij, tregojnë përparimin teknologjik, industrial dhe “thelbësor” të vendit.

“Ekspertët tanë tashmë kanë arritur shumë dhe besoj se, siç thashë, brenda një viti mund ta realizojmë edhe këtë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në këtë fushë me vëllezërit dhe miqtë tanë nga Uzbekistani”, tha Vuçiq.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konakoviq: BeH-ja dëbon dy diplomatë të Serbisë, kanë 48 orë për ta lëshuar vendin
Katër ish-krerët e UÇK-së portretizohen në një mural në Prishtinë
Hoxha: Shqipëria e vendosur t'i mbështetesë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme
Shqipëri, 11 vatra zjarri mbeten aktive
Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Maqedonia e Veriut shënon 35-vjetorin e pavarësisë
BeH-ja do t’i reduktojë komunikimet me Serbinë pas glorifikimit të Mlladiqit
Konjufca dënon nderimet për Mlladiqin: Akt i turpshëm moral dhe politik
Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e ushtarëve të Kosovës në Gaza
BE-ja dënon glorifikimin e kriminelit të luftës "Kasapin e Bosnjës", Ratko Mlladiq
Shkon në 8 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Kosova planifikon të ngrejë aktakuzë pas verifikimit të eshtrave të gjetura në Zubin Potok
Në Shqipëri 11 vatra aktive zjarri, situatë problematike në Dajt
Rama viziton Himarën e prekur nga zjarri: “Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”
Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi mirëpriti ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale
Gratë sipërmarrëse të Ballkanit mblidhen në Shkup, merr pjesë ministrja turke
Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve sociale
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive