Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra thirrjeje për ushtarët rezervë me qëllim zgjerimin e ofensivës së saj në Liban, raportoi sot transmetuesi publik i Izraelit KAN, transmeton Anadolu.
Ushtria ka filluar mobilizimin e rezervistëve për të rritur aktivitetin e saj përtej vijës së armëpushimit në Liban, deklaroi transmetuesi, duke vënë në dukje se ushtarët e liruar së fundmi nga shërbimi janë urdhëruar të kthehen menjëherë.
Megjithatë, raportmii nuk specifikoi numrin e rezervistëve që do të mobilizohen.
Lëvizja pasoi një takim të së dielës të Kabinetit të Sigurisë Izraelite, gjatë të cilit shefi i Shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, thuhet se bëri thirrje për sulme të reja në kryeqytetin libanez Bejrut, në përgjigje të sulmeve me dronë të Hezbollahut.
Izraeli ndërpreu shkurtimisht sulmet e tij në Bejrut në prill me kërkesë të ShBA-së ndërsa Washingtoni dhe Teherani vazhduan bisedimet diplomatike të ndërmjetësuara nga Pakistani për t'i dhënë fund luftës me Iranin që filloi më 28 shkurt.
Por, ai ka vazhduar të shkelë armëpushimin. Sipas zyrtarëve libanezë, gati 3.200 persona janë vrarë, mbi 9.600 të plagosur dhe më shumë se 1,6 milion të zhvendosur nga bombardimet izraelite në Liban që nga 2 marsi për shkak të sulmeve ndërkufitare me Hezbollahun.



















