Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk do të zhvillojë vizitë zyrtare në Liban më 26-27 korrik.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se Turk pritet të takohet me presidentin libanez Joseph Aoun, kryeministrin Nawaf Salam, kryeparlamentarin Nabih Berri si dhe me disa ministra të qeverisë gjatë vizitës dyditore.
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të mekanizmave kombëtarë për të drejtat e njeriut, organizatave të shoqërisë civile, anëtarë të komunitetit diplomatik dhe ekipit të OKB-së në Liban.
Komisioneri i Lartë pritet të mbajë konferencë për media të hënën në kryeqytetin libanez Bejrut.
Më 26 qershor, Libani dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje kornizë që parashikon tërheqje graduale të Izraelit nga të gjitha territoret libaneze të pushtuara, por marrëveshja nuk përfshin afat kohor për këtë tërheqje.
Në vend të kësaj, përfundimi i procesit lidhet me marrjen e përgjegjësisë së plotë për sigurinë nga ushtria libaneze në zonat e liruara nga forcat izraelite dhe me çarmatimin e grupeve të armatosura, përfshirë Hezbollahun.
Sipas të dhënave zyrtare libaneze, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë 4.328 persona dhe kanë plagosur 12.232 të tjerë që nga 2 marsi.
Izraeli vazhdon të mbajë nën pushtim pjesë të Libanit jugor, disa prej të cilave i ka pushtuar prej dekadash, ndërsa të tjera u morën gjatë luftës së fundit, e cila zgjati nga tetori 2023 deri në nëntor 2024.




















