| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye: Asnjë delegacion ushtarak turk në bazën ajrore siriane para ose gjatë sulmit izraelit
Sulmi izraelit ndaj bazës ajrore Abu al-Duhur dëmton stabilitetin, sigurinë, unitetin, integritetin territorial dhe infrastrukturën e Sirisë, deklaron ministria e Mbrojtjes e Türkiyes.
Türkiye: Asnjë delegacion ushtarak turk në bazën ajrore siriane para ose gjatë sulmit izraelit
Türkiye: Asnjë delegacion ushtarak turk në bazën ajrore siriane para ose gjatë sulmit izraelit

Asnjë delegacion ushtarak turk nuk ishte i pranishëm në bazën ajrore Abu al-Duhur të Sirisë para ose gjatë sulmit të fundit izraelit ndaj objektit, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

“Konfirmojmë se asnjë delegacion ushtarak turk nuk ishte i pranishëm në bazën ajrore Abu al-Duhur të Sirisë para ose gjatë sulmit izraelit”, tha ministria, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së saj javore për media, të mbajtur në bordin e anijes TCG Koçhisar në provincën veriperëndimore të Kocaelit, në kuadër të TEKNOFEST Atdheu Blu.

Ministria e përshkroi sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake si “një akt që synon të dëmtojë stabilitetin, sigurinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë, si dhe infrastrukturën e saj”.

“Ne theksojmë në çdo rast se sulmet që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë janë të papranueshme”, theksoi autoriteti turk.

“Për paqen dhe stabilitetin e Sirisë dhe të rajonit, është thelbësore që Izraeli t’u japë fund sulmeve të tilla të pamatura dhe të përmbushë detyrimet e tij sipas së drejtës ndërkombëtare”, shtoi më tej.

Türkiye do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Sirisë për ndërtimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve të saj ushtarake sipas parimit të “një ushtrie”, tha ministria.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë