| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit "Bërdo-Brioni" do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor
Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor / FB: Gordana Siljanovska Davkova

Maqedonia e Veriut do të jetë mikpritëse e Samitit "Bërdo-Brioni" në tetor.

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar njoftoi se Samiti i Procesit "Bërdo-Brioni" do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në tetor.

Duke folur për samitin që duhej të mbahej në ishujt Brioni por u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ajo tha se është e rëndësishme për të gjithë që samiti të vazhdojë.

"Pra, kjo është vërtet e rëndësishme, edhe Kosova edhe Serbia janë këtu. Edhe një herë falënderoj vërtet presidenten e Maqedonisë së Veriut që do ta organizojë këtë proces", shtoi Pirc Musar.

Procesi "Bërdo-Brioni" është një iniciativë rajonale e nisur nga Sllovenia dhe Kroacia në vitin 2013, ndërsa pjesë e tij janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa u quajt Procesi "Bërdo-Brioni" sipas dy lokacioneve - Bërdo afër Kranjit në Slloveni dhe ishujt Brioni në Kroaci, të cilat janë simbol i pajtimit dhe diplomacisë.