| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Bota turke të veprojë në solidaritet mes krizave rajonale dhe transformimit digjital
“Krizat në Palestinë, Liban, Iran, Ukrainë dhe shumë vende të tjera tregojnë se duhet ta forcojmë mbrojtjen tonë dhe ta rrisim bashkëpunimin në sektorin industrial”, tha Erdoğan.
Erdoğan: Bota turke të veprojë në solidaritet mes krizave rajonale dhe transformimit digjital
Erdoğan: Bota turke të veprojë në solidaritet mes krizave rajonale dhe transformimit digjital / AA

Presidenti i Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se krizat e vazhdueshme në rajon kanë nxjerrë edhe një herë në pah “rëndësinë strategjike të veprimit solidar të botës turke”.

“Krizat në Palestinë, Liban, Iran, Ukrainë dhe shumë vende të tjera tregojnë se duhet të forcojmë mbrojtjen tonë dhe të rrisim bashkëpunimin në sektorin industrial”, tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në samitin joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) në Turkistan të Kazakistanit.

Ai theksoi se Türkiye synon të avancojë më tej koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike brenda OTS-së gjatë mandatit të saj të ardhshëm, duke shtuar se siguria kibernetike tashmë është po aq jetike sa siguria në tokë, ajër dhe det.

Erdoğan gjithashtu shprehu shpresën se bota turkike do të vazhdojë t'i forcojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën Turke të Qipros Veriore.

Duke e vënë theksin te bashkëpunimi kulturor dhe digjital, ai tha se alfabeti i përbashkët turk duhet të përdoret gjerësisht në arsim, kulturë, bashkëpunim akademik dhe transformim digjital.

Presidenti turk po ashtu theksoi se duhet të mbështeten iniciativat e bazuara në inteligjencën artificiale, përfshirë një model gjuhësor turk të krijuar për ta bërë të dukshme pasurinë e gjuhës së përbashkët në hapësirën digjitale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë