| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Takaichi diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale
Erdoğan ka thënë se negociatat janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit mes Iranit dhe ShBA-së, duke shtuar se Türkiye mbështet përpjekjet diplomatike për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Erdoğan dhe Takaichi diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale
Erdoğan dhe Takaichi diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, gjatë një bisede telefonike të mërkurën.

Gjatë telefonatës, Erdogan ka thënë se Türkiye do të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Japoninë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, investime dhe tregti, bëri të ditur Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Erdoğan ka thënë se negociatat janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit mes Iranit dhe ShBA-së, duke shtuar se Türkiye mbështet përpjekjet diplomatike për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Presidenti turk gjithashtu i ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij Takaichit për personat që humbën jetën nga tërmeti që goditi prefekturën Kumamoto muajin e kaluar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë