| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Rajoni po paguan një “çmim të rëndë ekonomik” nga sulmet ndaj Iranit
“Para se të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë, rajoni ynë po paguan tani çmimin e rëndë ekonomik të sulmeve ndaj Iranit”, tha presidenti Erdoğan.
Erdoğan: Rajoni po paguan një “çmim të rëndë ekonomik” nga sulmet ndaj Iranit
Erdoğan: Rajoni po paguan një “çmim të rëndë ekonomik” nga sulmet ndaj Iranit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se rajoni po paguan tashmë një “çmim të rëndë ekonomik” për shkak të sulmeve që e kanë në shënjestër Iranin, edhe para përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë.

“Para se të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë, rajoni ynë po paguan tani çmimin e rëndë ekonomik të sulmeve ndaj Iranit”, tha Erdogan gjatë një ceremonie inaugurimi në qytetin Edirne në perëndim të Türkiyes.

Presidenti turk gjithashtu tha se gjakderdhja vazhdon në Gaza dhe Liban.

“Në Gaza dhe Liban, vrasësit sionistë vazhdojnë të derdhin gjak duke shkelur çdo ligj, rregull dhe parim”, tha Erdoğan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë