| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Helikopter i EUFOR-it rrëzohet në Bosnjë e Hercegovinë,tre të vdekur dhe 12 të lënduar
Autoritetet thanë se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rrezikshme për jetën.
Helikopter i EUFOR-it rrëzohet në Bosnjë e Hercegovinë,tre të vdekur dhe 12 të lënduar
Helikopter i EUFOR-it rrëzohet në Bosnjë e Hercegovinë, 3 të vdekur dhe 12 të lënduar /AA

Tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar pasi një helikopter ushtarak i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) është rrëzuar në Bërçko, në veri të Bosnjë e Hercegovinës.

Jasmin Mehanoviq, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Bërçko, u tha gazetarëve se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rrezikshme për jetën.

EUFOR-i bëri të ditur në një deklaratë se një nga mjetet e tij ajrore është rrëzuar gjatë një operacioni rutinë në rajonin e Bërçkos.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë dërguar në vendin e ngjarjes. Zona është siguruar, ndërsa pamjet e publikuara nga mediet tregojnë helikopterin e shkatërruar.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se sa persona ndodheshin në helikopter, si dhe identitetet dhe shtetësitë e personave që kanë humbur jetën.