Një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit të enjten, njoftoi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Në një paralajmërim të lëshuar të enjten, UKMTO-ja bëri të ditur se ka marrë raportim nga një zyrtar i sigurisë së një kompanie, sipas të cilit një tanker është goditur nga një predhë e panjohur teksa po përfundonte kalimin drejt daljes nga kjo rrugë ujore strategjike.
Sipas agjencisë, incidenti ka ndodhur në orën 16:00 GMT.
“Deri më tani nuk janë raportuar lëndime në mesin e ekuipazhit apo ndikim në mjedis”, ka bërë të ditur UKMTO-ja.
Agjencia u bëri thirrje anijeve që operojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa autoritetet po e hetojnë incidentin.






















