| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në vendin e 14-të në botë për itineraret më të bukura për çiklizëm
Liqeni i Ohrit ka marrë 76 pikë nga 100, sipas një studimi të platformës së udhëtimeve aventureske Explore.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në vendin e 14-të në botë për itineraret më të bukura për çiklizëm
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në vendin e 14-të në botë për itineraret më të bukura për çiklizëm

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në renditjen e 15 itinerareve më të bukura të çiklizmit në botë, përmes Liqenit të Ohrit, i cili kalon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Liqeni i Ohrit renditet në vendin e 14-të, me 76 pikë nga 100, sipas një studimi të platformës së udhëtimeve aventureske Explore.

Itinerari, rreth 90–96 kilometra i gjatë dhe për ta përshkuar gjithë qarkun, çiklistët duhet ta kalojnë kufirin mes dy vendeve.

Sipas të dhënave të cituara në studim, kërkimet në Google për termin “cycling holiday” janë rritur me 292 për qind, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e itinerareve më të bukura në botë ndodhen në Evropë.

Për ta hartuar renditjen, Explore përdori teknologjinë e gjurmimit të syrit për ta matur reagimin e 200 pjesëmarrësve ndaj pamjeve nga 52 itinerare të njohura çiklizmi në vende të ndryshme të botës. Teknologjia mati sa shpejt secila pamje tërhiqte vëmendjen dhe për sa kohë e mbante atë. Rezultatet u kombinuan në një indeks “eye-catching”, me maksimum 100 pikë.

Në krye të renditjes është Bow Valley Parkway, mes Banff dhe Lake Louise në Kanada, me 97 pikë nga 100, e ndjekur nga Great Ocean Road në Australi me 94 pikë.

Evropa dominon megjithatë pjesën tjetër të klasifikimit. Tuscany Gravel Routes në Itali renditet e treta me 91 pikë, falë rrugëve mes vreshtave, kodrave, qiparisave dhe qyteteve historike të Toskanës.

Në vendin e 14-të vjen qarku i Liqenit të Ohrit, Shqipëri–Maqedoni e Veriut, me 76 pikë, duke e futur edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një renditje ku 8 nga 15 itineraret më të bukura ndodhen në Evropë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Presidenti serb përuron fabrikën për montimin e dronëve izraelitë
Kuvendi i Shqipërisë për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nuk barazohet agresori me viktimën
Në Shkup u organizua ekspozita "Portrete kushtuar gjuhës turke"
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të protestojnë pranë Qeverisë dhe rrugëve të Prishtinës
Vuçiq për aktgjykimin në Hagë: “Hipokrizi e madhe” dhe “standarde të dyfishta” në raport me serbët
Wood: Britania mbështet fuqishëm Kosovën
Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit
Komisionerja e BE-së: Vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohen
Reagime nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Kurti: Aktgjykimi duhet patjetër ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit
Protestë para zyrave të EULEX-it pas vendimit në Hagë
Begaj mbi vendimin e Gjykatës Speciale: Askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në
Gjykata Speciale dënon me burgim katër ish-krerët e UÇK-së
Ministri i jashtëm Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Hoxha: Shqipëria krah Evropës përballë dezinformimit dhe kërcënimeve hibride
Me mbështetjen e Türkiyes, nis ndriçimi i ri i Urës së Gurit në Shkup
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
Fillon Java e Kulturës Turke në Shqipëri
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës