| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në
Gjatë takimit të Këshilli Kombëtar të Integrimit Evropian, Dhuka tha se hapja e të gjithë grupkapitujve ka shënuar kalimin nga faza politike e besimit ndaj Shqipërisë në fazën teknike, ekonomike dhe shoqërore të përmbushjes së detyrimeve.
Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në
Dhuka: Shqipëria po përgatit mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me BE-në / AA

Ministrja Shtetit në Qeverinë e Shqipërisë dhe kryenegociatorja me Bashkimin Evropian (BE), Majlinda Dhuka, ka deklarur se Shqipëria po përgatit mbylljen e 10 kapitujve të parë të negociatave me BE-në.

Gjatë takimit të Këshilli Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) me temë: "Shqipëria në fazën e fundit të rrugës evropiane", Dhuka tha se hapja e të gjithë grupkapitujve ka shënuar kalimin nga faza politike e besimit ndaj Shqipërisë në fazën teknike, ekonomike dhe shoqërore të përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim në BE.

Raportohet se ajo bëri të ditur se BE-ja ka përcaktuar deri më tani 101 piketa mbyllëse për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

"Aktualisht po punohet intensivisht për të përgatitur teknikisht mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë, të cilët mbulojnë 27 nga 101 piketat në total, ndërsa puna vijon paralelisht edhe për të gjitha fushat apo kapitujt e tjerë", ka deklaruar Dhuka.

Ajo ka shtuar se Shqipëria ka përfunduar në masë të madhe përgatitjet teknike për mbylljen e disa kapitujve

Në fjalën e saj në këtë, ministrja Dhuka theksoi edhe rëndësinë e ligjeve të miratuara për të drejtat themelore, mbrojtjen nga diskriminimi, kujdesin alternativ dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe synon t'i përfundojë negociatat deri në vitin 2027, ndërkohë synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë