Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Türkiyes u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
“Një municion balistik, i cili u përcaktua se ishte lëshuar nga Irani dhe kishte hyrë në hapësirën ajrore të Türkiyes, është neutralizuar nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria shtoi se Türkiye po reagon me vendosmëri ndaj çdo kërcënimi të mundshëm dhe po i monitoron nga afër zhvillimet në rajon.
“Të gjitha masat e nevojshme po merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit, dhe të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen nga afër, duke i dhënë përparësi sigurisë sonë kombëtare”, thuhet në deklaratë.




















