Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një autobus shkolle u godit nga një tren në provincën e Flandrës Lindore në Belgjikë të martën, sipas gazetës HLN.
Një burim i konfirmoi gazetës se ka disa viktima nga aksidenti, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor në orët e mëngjesit.
Sipas raportimeve, në autobus ndodheshin shtatë fëmijë dhe dy të rritur, përfshirë shoferin.
Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe emergjence.
Raportohet se në tren ndodheshin rreth 100 pasagjerë dhe asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Operatori i rrjetit hekurudhor belg, Infrabel, bëri të ditur se semaforët në kalimin hekurudhor ishin të kuq dhe barrierat ishin të ulura në momentin e përplasjes.
Sipas kompanisë, rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim.



















