| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeministri serb: Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, u takua në Beograd me kryetaren e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase, Zorica Mitroviq.
Kryeministri serb: Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore
Kryeministri serb: Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut deklaroi se vendi i tij dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore.

Macut u takua në Beograd me kryetaren e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase, Zorica Mitroviq.

Tema e bisedës ishte avancimi i pozitës së anëtarëve të pakicës maqedonase në Serbi.
Macut theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore, të orientuara drejt bashkëpunimit, respektit dhe prosperitetit të ndërsjellë.

"Pakicat kombëtare janë thesar i vërtetë i këtij vendi, për të cilin jemi krenarë", tha Macut. Ai falënderoi Këshillin Kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase për partneritetin dhe bashkëpunimin e tij.

BURIMI:TRT Balkan, TRT Balkan dhe Agjencitë