TIKA nis projekte për ujë të pastër, kujdes shëndetësor dhe bujqësi në Sudan
BOTA
2 minuta leximi
TIKA nis projekte për ujë të pastër, kujdes shëndetësor dhe bujqësi në SudanProjektet përfshijnë sisteme uji me energji diellore, rinovim spitalesh dhe mbështetje për bujqësinë dhe peshkimin e ujërave të ëmbla.
TIKA nis projekte për ujë të pastër, kujdes shëndetësor dhe bujqësi në Sudan / AA

Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) ka nisur një sërë projektesh zhvillimi në Sudan që e mbulojnë aksesin në ujë të pastër, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe peshkimin, sipas një deklarate të lëshuar sot.

Projektet përfshijnë një iniciativë energjetike miqësore me mjedisin në shtetin e Detit të Kuq të Sudanit, një projekt për çerdhen bujqësore, mbështetje për peshkimin dhe rinovimin e departamentit ortopedik në spitalin shtetëror "Matamma".

Si pjesë e përpjekjeve për ta përmirësuar aksesin në ujë të pastër, TIKA ka instaluar një stacion gjenerimi të energjisë elektrike me energji diellore në zonën Arbaat. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë zyrtarë sudanezë, administratorë lokalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe banorë.

Sudani, i konsideruar si një nga rajonet më të nxehta dhe më të thata në botë, merr më pak se 50 milimetra reshje çdo vit. Komunitetet lokale varen kryesisht nga puset e thella dhe rezervuarët e ujit të shiut për t'i përmbushur nevojat e tyre për ujë.

Pompat motorike me karburant përdoren gjerësisht në puset e ujit në Luginën Arbaat, e cila furnizon me ujë gati 70 fshatra, por vështirësitë në sigurimin e karburantit kanë ndikuar negativisht në aksesin në ujë.

Zyrtarët e TIKA-s thanë se sistemi i energjisë diellore i instaluar rishtazi do të ofrojë energji të pastër, të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për pompimin e ujit pa pasur nevojë për karburant.