Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me nënshkrimin muajin e kaluar të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes e Mekës, Türkiye, Arabia Saudite dhe Pakistani ndërmorën një hap për t’i dërguar një mesazh botës islame.
Duke folur të hënën në një program të posaçëm me të rinjtë në provincën veriore të Türkiyes, Samsun, Erdoğan tha se ka “zhvillime pozitive” lidhur me marrëveshjen.
“Arabia Saudite, Pakistani dhe Türkiye kanë ndërmarrë një hap. Me këtë hap, t’i dërgojmë një mesazh botës islame. Ka zhvillime pozitive”, tha ai.
Erdoğan theksoi gjithashtu përpjekjet e Türkiyes për të ndihmuar në përballimin e sfidave me të cilat përballet bota islame.
“Türkiye thotë se duhet t’i kapërcejmë sa më shpejt vështirësitë me të cilat përballet bota islame. Për t’i kapërcyer ato, Türkiye ka shtuar peshën e saj në rajon”, tha ai.
“Ne nuk mund ta marrim lehtë këtë çështje”, shtoi Erdoğan.























