| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ulutas: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për komandantin që ta paraqesë vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon dhe ta rikonfirmojë përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ulutas: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
Ulutas: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët / AA

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutas, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, si dhe me përfaqësues të Türkiyes dhe të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Siç njofton KFOR-i, takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për komandantin që të paraqesë vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon dhe ta rikonfirmojë përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në këtë kuadër, gjeneralmajori Ulutas vlerësoi kontributin e vazhdueshëm dhe afatgjatë të të gjithë pjesëmarrësve në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftim.

Takimi midis Ulutas, ambasadorëve të QUINT-it, ambasadorit të Türkiyes dhe atij të BE-së ndodh më 12 qershor kur NATO-ja ishte vendosur më 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë pas një fushate ajrore kundër forcave serbe dhe kjo ndërhyrje, krahas luftës në terren të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënoi edhe fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë