| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
“Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën.
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër/ AA Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me kërkesën e tij që ura mbi lumin e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet.

Mediat serbe njoftojnë se Vuçiq konsideron se veprimet rreth urës mbi Ibër po bëhen pa njoftimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër. Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) tha të martën se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për automjete në Mitrovicë.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, ka qenë disa herë burim i tensioneve etnike.

Eksploro
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës për “shkelësit e kushtetutës”
Amnesty i kërkon Italisë t’i japë fund marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët
PDK dhe AAK me letra dedikuar deputetëve nga LVV: Respektoni Kushtetutën
BE-ja për deklaratat e Vuçiqit mbi Ibrin: Nuk e mbështesin normalizimin Kosovë-Serbi
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra vijojnë të jenë aktive
Kosovë, konfirmohen eshtrat e të paktën 23 individëve nga gërmimet në Zubin Potok
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit
Tërmet me magnitudë 3,9 godet Shqipërinë
Kryediplomati i RMV-së pret në Ohër homologun çek, diskutojnë avancimin e bashkëpunimit dypalësh
Shqipëri, mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara në shtatë muaj
Shqipëri, e lënduara nga zjarri në një hotel në Vlorë dërgohet në Türkiye për trajtim
KE-ja: Kërkohet koordinim për hapjen e urës mbi Ibër për automjete
Numri i viktimave nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut shkon në katër
Kosovë, Haxhiu u bën thirrje partive të nisin diskutimet për emrin e presidentit konsensual
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive dhe dy nën monitorim
Rrëzohet një helikopter në ishullin turistik grek Sifnos, tre të vdekur
Shqipëri, shtatë vatra zjarri mbeten aktive
Maqedoni e Veriut: Ethet e Nilit Perëndimor në rritje, 35 raste të konfirmuara dhe tre të vdekur
Ish-presidentja, Osmani: Hapja e urës mbi Ibër, hap historik për integrimin e plotë të Kosovës