| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë nënvizoi gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në angazhimet ndërkombëtare.
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake / ATA
11 Prill 2026

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano, ku u rikonfirmua niveli i lartë i marrëdhënieve mes dy vendeve

Gjatë bisedimeve, palët vlerësua bashkëpunimin ekzistues në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besim dhe partneritet të qëndrueshëm, si një element të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ministri Nufi nënvizoi gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në angazhimet ndërkombëtare.

Palët konfirmuan vullnetin për të forcuar më tej këtë partneritet në shërbim të paqes dhe sigurisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë