| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul
Barcelona, Real Madridi, Real Sociedadi dhe Atletico Madridi do të marrin pjesë në turne, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin olimpik "Ataturk".
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul

Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul të Türkiyes nga 2 deri më 7 shkurt.

Në një deklaratë të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) thuhet se ndeshjet e turneut, ku do të garojnë Barcelona, Real Madridi, Real Sociedadi dhe Atletico Madridi, do të luhen në stadiumin olimpik "Ataturk".

Në deklaratë thuhet se u shqyrtuan ofertat për organizimin e turneut të paraqitura nga shtatë vende të ndryshme dhe se Istanbuli u përzgjodh si vendi pritës.

"Edicioni i vitit 2027 i këtij turneu, i cili ka fituar një vend të rëndësishëm në kalendarin ndërkombëtar të futbollit, transmetohet në më shumë se 150 vende në mbarë botën dhe në edicionin e vitit 2016 u fitua nga Barcelona, do të zhvillohet në Istanbul", thuhet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë