Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare hodhi poshtë sot pretendimet se “elementë të huaj të lidhur me SDF-në” do të largohen nga Siria dhe se disa prej tyre do të hyjnë në Türkiye.
Ministria iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së saj javore për media në Qendrën Kombëtare të Teknologjisë Özdemir Bayraktar në Stamboll. Ministria tha se po e monitoron nga afër procesin e shpërbërjes së SDF-së, që e synon ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe forcimin e parimit “një shtet, një ushtri”.
“Në këtë kontekst, pretendimet se elementë të huaj të lidhur me SDF-në do të largohen nga Siria dhe se disa prej tyre do të vijnë në Türkiye nuk pasqyrojnë të vërtetën”, tha ajo.
“Është e rëndësishme që raportimeve dhe komenteve mbi këtë çështje, përveç deklaratave tona zyrtare, të mos u jepet besim”, theksoi Ministria e Mbrojtjes.























