| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministria greke e Arsimit thirrje universiteteve ta zgjerojnë bashkëpunimin akademik me Izraelin
Një nismë izraelite po ofron 2 milionë euro për kërkime të përbashkëta, bursa dhe programe shkëmbimi, raportoi EFSYN.
Ministria greke e Arsimit thirrje universiteteve ta zgjerojnë bashkëpunimin akademik me Izraelin
Ministria greke e Arsimit thirrje universiteteve të zgjerojnë bashkëpunimin akademik me Izraelin/ AA

Ministria e Arsimit e Greqisë u ka bërë thirrje universiteteve që të ndjekin bashkëpunimin akademik dhe kërkimor me institucionet izraelite në kuadër të një nisme të financuar nga Izraeli, raportoi të mërkurën gazeta EFSYN.

Institucionet greke të arsimit të lartë të interesuara u ftuan të vendosin bashkëpunim me homologët e tyre izraelitë në fusha që përfshijnë kërkime të përbashkëta, konferenca dhe seminare, bursa për studentë, si dhe programe shkëmbimi për stafin akademik dhe studentët, sipas një letre të ministrisë të siguruar nga EFSYN.

Nisma e Ministrisë së Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit ka një buxhet prej 6,5 milionë shekelësh (2 milionë euro), sipas letrës.

Në të thuhet se Greqia konsiderohet “vend partner” dhe se promovimi i bashkëpunimit kërkimor me Athinën, si dhe bashkëpunimi më i gjerë në Mesdheun Lindor, është përparësi strategjike për ministrinë izraelite.

Letra citon gjithashtu një dokument të Ambasadës së Greqisë në Izrael që mbështet zhvillimin dhe, kur është e mundur, thellimin e lidhjeve akademike dhe kërkimore, duke iu referuar “natyrës strategjike” të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nivelit të universiteteve izraelite, veçanërisht në shkencat natyrore.