| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj
"Sot zgjerimi nuk është më vetëm investim në stabilitetin e rajonit tonë. Ai është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj", tha kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Mucunski.
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski tha se zgjerimi nuk është më vetëm investim në stabilitetin e rajonit, por është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj.

Sipas njoftimit të ministrisë, në fjalën e tij në një aktivitet, Mucunski theksoi se në një kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, sfidash ekonomike dhe transformimi të përshpejtuar teknologjik, Evropës i nevojiten përgjigje të reja, ide të reja dhe partneritete më të fuqishme, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të të rinjve në formësimin e së ardhmes së kontinentit.

"Idetë tuaja, energjia juaj dhe guximi juaj për të vënë në pikëpyetje supozimet e vjetra janë të domosdoshme që Evropa të bëhet më e bashkuar, më e qëndrueshme dhe më e aftë për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj në një botë që ndryshon me shpejtësi", tha Mucunski.

Duke iu referuar procesit të zgjerimit, ministri theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është pjesë e një vizioni më të gjerë për një Evropë më të fuqishme dhe më të sigurt.

"Sot zgjerimi nuk është më vetëm investim në stabilitetin e rajonit tonë. Ai është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj", theksoi Mucunski.

Ai përsëriti se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet orientim strategjik i shtetit, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të ketë një rol të qartë transformues.

"Procesi i anëtarësimit duhet ta transformojë shoqërinë tonë, t'i forcojë institucionet tona dhe të krijojë më shumë mundësi për qytetarët tanë. Ai nuk duhet ta transformojë identitetin tonë kombëtar. Besoj në një Evropë në të cilën identiteti evropian dhe ai kombëtar plotësojnë dhe forcojnë njëri-tjetrin", theksoi ministri.

Në këtë kontekst, Mucunski theksoi se perspektiva evropiane duhet të mbetet e besueshme, e parashikueshme dhe e bazuar në merita ndërsa përparimi duhet të varet nga reformat, rezultatet dhe përmbushja e kritereve evropiane.

"Vetëm kështu mund ta ruajmë besimin në procesin e zgjerimit dhe në fuqinë transformuese të Bashkimit Evropian", tha ai.

Duke folur për trashëgiminë e përbashkët evropiane dhe çështjet historike, Mucunski theksoi se Evropa ka përparuar atëherë kur ka arritur t'i kapërcejë ndarjet e së kaluarës dhe ta vendosë të ardhmen e përbashkët përpara mosmarrëveshjeve historike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shkolla në Srebrenicë dyshohet se kërcënoi me masa ndëshkuese nxënësit për fanellat e Bosnjës
Kurti: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për korrigjimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Formohet Forumi i Ohrit për Dialog për rritjen e besimit në gjykatat kushtetuese
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Refuzohet hyrja e deputetit bullgar, Sofja kërkon sqarime nga Shkupi
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Kosovë, gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte
Kosova dhe Fondi Saudit për Zhvillim vazhdojnë bashkëpunimin për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s
Mickoski: Me Von der Leyen do të diskutojmë për zgjerimin e BE-së dhe negociatat me Bullgarinë
Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për forcimin e sigurisë në aviacionin civil
Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke
Shënohet viktima e 10-të nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi është test për kapacitetin strategjik të BE-së
Kuvendi i Kosovës miraton deklaratë për mbrojtjen e UÇK-së dhe kundërshtimin e vendimit të Speciales
Çështja për ish-shefen e ShISh-it në Shqipëri, mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
Rama: Nëse Europa do të lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë një dështim i thjesht
Autoritetet e Kosovës arrestojnë nëntë të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Shkup, mbahet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së