| Albanian
KULTURË
1 minuta leximi
Gonxhja: Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për Prespën në UNESCO
"Diskutuam nismën për kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për nominimin e rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s", tha Gonxhja mbi takimin me ambasadoren e Greqisë.
Gonxhja: Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për Prespën në UNESCO
Gonxhja: Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët për Prespën në UNESCO/ Reuters

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja ka deklaruar se Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë një vizion të përbashkët për Prespën në UNESCO.

Ministri Gonxhja ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

"Diskutuam nismën për kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për nominimin e rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe çështje të tjera me interes reciprok. E mirëpresim këtë nismë të propozuar nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe jemi të gatshëm ta çojmë përpara së bashku", ka theksuar Gonxhja.

Ai ka shtuar se ky proces shkon përtej vetë nominimit dhe sipas tij sjell më shumë vëmendje ndërkombëtare, mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë, zhvillim të qëndrueshëm, turizëm cilësor dhe mundësi të reja për komunitetet lokale.

"Prespa është një pasuri që e ndajmë mes tri vendeve, por mbi të gjitha një përgjegjësi dhe mundësi që na bashkon. Synimi ynë është ta kthejmë në një model evropian të bashkëpunimit ndërkufitar, ku natyra, kultura dhe turizmi bëhen ura mes vendeve tona dhe motorë zhvillimi për të gjithë rajonin", ka theksuar ndër të tjera Gonxhja.

Eksploro
Aktivistët apelojnë për bojkotin e "Spider-Man" për shkak të qëndrimit pro-Izrael të producentit
Kosovë, filloi "Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest"
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë
Türkiye hap aplikimet për konkursin e filmave të shkurtër të krijuar me inteligjencë artificiale
Kujdestari i kulturës yörük në Malet Taurus: “Si mund ta braktisë dikush shtëpinë e të parëve?”
Turkish Airlines u ndan çmime fituesve të konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut, Shkollat Maarif organizuan Lojërat Tradicionale Sportive të Evropës dhe Ballkanit
Varre historike nga epoka e Mbretërisë së Re të Egjiptit hapen për vizitorët në Luxor
Shkup, organizohet aktivitet për 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sportit
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi "Aroma e së Kaluarës", me histori dashurie nga Maqedonia e Veriut, do të shfaqet në Türkiye
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Si sulmet amerikano-izraelite po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Iranit
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën
Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke