Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e Aleancës kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili qëndron për vizitë në Bruksel në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin Euronews për Zgjerimin 2026.
Përmes një postimi në rrjetin social amerikan X, Rutte bëri të ditur se me kryeministrin shqiptar zhvilloi një diskutim të mirë, ku në fokus ishin investimet në mbrojtje, situata në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën.
TË REKOMANDUARA
Samiti Euronews për Zgjerimin 2026 është një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të BE-së dhe perspektivave të vendeve kandidate për t'iu bashkuar bllokut.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















