| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Presidenti zviceran u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Vilën “Vodno”.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup / TRT Balkan

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot priti në takim presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vend. 

Presidenti zviceran u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Vilën “Vodno”.

Pas pritjes, pasoi një takim kokë më kokë i presidentëve dhe më pas edhe ndërmjet delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Pas takimit, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë