Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidentes, në letrën e tij, Macron i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet më të përzemërta dhe ka shfaqur shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.
Macron ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Macron ka shprehur kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.
Në letrën e tij, presidenti francez gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.






















