Shqipëria është përzgjedhur me 20 struktura akomoduese në guidën “Michelin”, një prej emrave të njohur ndërkombëtarisht në fushën e udhëtimeve dhe gastronomisë.
Sipas listës zyrtare të publikuar nga “Michelin Guide”, hotelet e përzgjedhura shtrihen në disa prej destinacioneve kryesore të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Sarandën.
Përzgjedhja përfshin struktura të ndryshme akomoduese, nga hotelet urbane dhe ato luksoze te hotelet boutique dhe resortet bregdetare, duke pasqyruar larminë e ofertës turistike shqiptare.
Lista e plotë e 20 hoteleve shqiptare është publikuar në faqen zyrtare të guidës “Michelin”.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























