| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen
Që nga viti 2009 deri më sot kanë marrë pjesë 619 studentë nga 28 vende.
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen
Shkup, mbahet Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare për Komunikimin me të Ardhmen

Në Shkup u mbajt Punëtoria e 15-të Ndërkombëtare Komunikimi me të Ardhmen, në bashkëpunim mes Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Türkiyes (RTUK) dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). 

Në hapjen e punëtorisë, e cila u mbajt në kampusin e IBU-së, morën pjesë ambasadori i  Türkiyes në Shkup, Alper Aktas, kryetari i RTUK-ut, Mehmet Danis, rektori i IBU-së, prof. dr. Mehmet Bulut, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendore në vend, akademikë, studentë dhe të ftuar.

Ambasadori Aktas, në fjalën e tij, foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në media, duke theksuar se gjatë punëtorisë do të bëhen vlerësime lidhur me etikën mediatike. Ai e cilësoi punëtorinë si jashtëzakonisht të rëndësishme dhe theksoi se studentët pjesëmarrës duhet t'i kushtojnë rëndësi të madhe këtij aktiviteti.

Kryetari i RTUK-së, Danis, tha se tema e punëtorisë, në dritën e zhvillimeve të fundit, do të jetë inteligjenca artificiale, etika mediatike dhe siguria digjitale.

"Me këto punëtori që janë kthyer në traditë, synojmë të krijojmë një rrjet të gjerë në hapësirën tonë shpirtërore, në fushën e medias, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik, veçanërisht në dritën e zhvillimeve digjitale të viteve të fundit. Mendojmë se në një masë të madhe ia kemi dalë ta arrijmë këtë", tha ai.

Që nga viti 2009, në punëtori kanë marrë pjesë 619 studentë nga 28 vende

Bulut, nga ana e tij, shprehu dëshirën që punëtoria të jetë e suksesshme. "Shpresojmë që në bazë të përfundimeve që do të dalin nga këtu, të arrijmë rezultate që hapin horizonte të reja dhe shërbejnë si udhërrëfyes për etikën mediatike, etikën e komunikimit, inteligjencën artificiale dhe periudhën e komunikimit të shpejtë", tha ai.

Anëtarja e RTUK, Fatma Çeliker rikujtoi se në Punëtorinë Komunikimi me të Ardhmen, të cilën Këshilli e organizon me qëndrueshmëri dhe vizion të madh që nga viti 2009, deri më sot kanë marrë pjesë 619 studentë nga 28 vende.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Presidencës së  Türkiyes dhe i ftuari special i punëtorisë, prof. dr. Mustafa Isen theksoi rëndësinë e aktivitetit, ku diskutohen dimensione të ndryshme të inteligjencës artificiale, veçanërisht ato që lidhen me etikën dhe sovranitetin. Ai tha se historia e njerëzimit është në njëfarë mënyre, histori e përpjekjeve për të ruajtur kujtesën e tij dhe për t'ua përcjellë përvojat brezave të ardhshëm.

Pas fjalimeve të hapjes, punëtoria vijoi me prezantimin e kumtesave akademike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Protesta e studentëve shqiptarë para Ministrisë së Arsimit përshkallëzohet me përplasje me policinë
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Kurti: Serbia nuk e ka përmbushur marrëveshjen për dokumentacionin kadastral
Ministri Hoxha: Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme
Nga Tirana në Rivierë, 20 hotele shqiptare marrin njohjen e Michelin Guide
Mali i Zi mbyll përkohësisht edhe tre kapituj në negociatat e anëtarësimit me BE-në
Shkodër, zhvillohen ekspozita "Një fotografi-një ajet" dhe "Turneu fotografik"
Presidentja e Kosovës Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në
Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë
Kurti priti në takim lamtumirës komandantin në largim të KFOR-it, Ulutas
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte kundër të dyshuarit për vrasjen e tre civilëve në Zveçan
Ministri Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën
Kosova me 41 milionë euro kredi për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë
Shqipëria drejt mbylljes së kapitullit të katërt të negociatave me BE-në
Kurti: Partneriteti me ShBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës
Tiranë: Hoxha dhe Sa’ar firmosin Marrëveshjen për Bashkëpunim të Përgjithshëm Shqipëri-Izrael
Kos kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen: Bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Shqipëria dënon sulmin e grupit Huthi, solidarizohet me Mbretërinë e Arabisë Saudite
Fushata zgjedhore në Serbi nxit reagime në Kosovë
Kosova: Nga 1 nëntori fillon kontrolli i bizneseve onlajn