Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës.
Zyra e Presidentes njofton se në letrën e tij, presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka-Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
Erdoğan ka shprehur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.
Në përfundim të letrës, presidenti Erdoğan i ka uruar presidentes Shiroka-Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Shiroka-Pula u emërua presidente e re e Kosovës mesnatën e 6 dhe 7 tetorit, duke shpëtuar vendin nga një krizë e re politike, e cila mund të çonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ajo u emërua presidente pas marrëveshjes ndërmjet partisë më të madhe parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partisë së dytë më të madhe, Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit e kushtëzoi mbështetjen me votë për presidenten me miratimin e Projektligjit për ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.



























