| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë mbi "mozaikun kulturor të Ballkanit"
Ekspozita me temë “Sorry for being so Balkanic” përmban dokumente, dorëshkrime, harta, botime dhe materiale të ndryshme etnografike që dëshmojnë gjurmët e ndërthurjes kulturore në Ballkan.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë mbi "mozaikun kulturor të Ballkanit"
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë mbi "mozaikun kulturor të Ballkanit"

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka organizuar ekspozitën me temë “Sorry for being so Balkanic”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Ekspozita, e hapur në Qendrën "Sotir Kolea" të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, përmban dokumente, dorëshkrime, harta, botime dhe materiale të ndryshme etnografike që i dëshmojnë gjurmët e ndërthurjes kulturore në Ballkan.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Majlinda Toçi, në aktivitetin e hapjes së ekspozitës u shpreh se ekspozita përmban thesare të jashtëzakonshme, sipas saj, për t'i treguar jo vetëm botës së kulturës, "por gjithë Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës se si kemi bashkëjetuar ne dhe vijojmë ende të bashkëjetojmë me popujt e ndryshëm të Ballkanit".

"’Sorry for being so Balkanic’ në fakt është një titull që në vetvete është për të treguar se sa krenarë jemi ne pikërisht që jemi ballkanas. Ballkani në vetvete ka ekzistuar edhe pa u vendosur këta kufij politko-gjeografikë, ka qenë shumë më herët një vend me tradita të përbashkëta, me histori të përbashkët, me rite të përbashkëta, me ushqime të përbashkëta, me këngë dhe valle të përbashkëta. Të qenët Ballkan në vetvete është të ndierit dinjitet, një lloj kënaqësie dhe një lloj veçantie", tha Toçi.

Toçi theksoi se kanë si qëllim që shumë shpejt kjo ekspozitë të bëhet një ekspozitë lëvizëse në të gjitha vendet e Ballkanit.

Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë sjell në vëmendje "mozaikun kulturor të Ballkanit", si hapësirë bashkëjetese, kujtese dhe dialogu mes popujve.

Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë