| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Zyrtari i Nju Jorkut, Levin: Inteligjenca artificiale mund të rrezikojë mijëra vende pune këtë vit
Kontrollori i qytetit të Nju Jorkut, Mark Levin tha se inteligjenca artificiale pritet të sjellë “transformim rrënjësor” në qendrën globale financiare, duke ndikuar në paga, pagesat e pensioneve dhe fitimet e Wall Street-it.
Zyrtari i Nju Jorkut, Levin: Inteligjenca artificiale mund të rrezikojë mijëra vende pune këtë vit
Zyrtari i Nju Jorkut, Levin: Inteligjenca artificiale mund të rrezikojë mijëra vende pune këtë vit

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë mijëra punëtorë në qytetin më të madh të ShBA-së që këtë vit, ndërsa theksoi se ndikimi afatgjatë i saj mbetet i pasigurt.

Kontrollori i qytetit të Nju Jorkut, Mark Levin tha se inteligjenca artificiale pritet të sjellë “transformim rrënjësor” në qendrën globale financiare, duke ndikuar në paga, pagesat e pensioneve dhe fitimet e Wall Street-it.

Levin, ish-anëtar demokrat i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, paraqiti si skenarë optimistë ashtu edhe negativë për inteligjencën artificiale, duke filluar nga një rritje e produktivitetit deri te humbje të mëdha të vendeve të punës.

Ai tha se politikëbërësit e qytetit do të luajnë rol kyç në formësimin e ndikimit të inteligjencës artificiale dhe kërkoi masa të menjëhershme, përfshirë krijimin e një rezerve financiare shumë-miliardëshe për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme ekonomike.

“Nuk ka qytet në Amerikë dhe ndoshta askund në botë më të ekspozuar ndaj premtimeve dhe rreziqeve të inteligjencës artificiale sesa qyteti i New Yorkut. Dhe ka pak vende me më shumë fuqi për të drejtuar transformimin që po vjen”, tha Levin.

Ai theksoi se qyteti i Nju Jorkut është shtëpi e qindra kompanive që konkurrojnë për t’u bërë një qendër e inteligjencës artificiale të aplikuar, ndërsa afër 1 milion punonjës zyrash në Manhattan përballen me mundësinë e ndikimeve të mëdha nga kjo teknologji, duke pasqyruar sfidat që ka të ngjarë të shfaqen në qytete të tjera amerikane.