Eksportet e Türkiye u rritën me 21,7 për qind në baza vjetore, duke arritur në 24,92 miliardë dollarë në qershor, tregojnë sot të dhënave e publikuara zyrtare.
Importet u rritën me 23 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 35,29 miliardë dollarë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Turk të Statistikave dhe Ministrisë së Tregtisë.
Deficiti i tregtisë së jashtme i vendit u zgjerua me 26,2 për qind në baza vjetore, duke arritur në 10,37 miliardë dollarë gjatë muajit. Produktet e industrisë përpunuese përbënin 93,7 për qind të eksporteve totale në qershor, ndërsa bujqësia, pylltaria dhe peshkimi përfaqësonin 3,5 për qind dhe sektori i minierave dhe guroreve 2 për qind.
Mallrat e ndërmjetme përbënin 71,4 për qind të importeve, të ndjekura nga mallrat e konsumit dhe mallrat kapitale, secila me nga 14,2 për qind.
Gjermania ishte tregu më i madh i eksporteve të Türkiye në qershor, duke importuar mallra në vlerë prej 1,97 miliardë dollarësh. Pas saj renditeshin ShBA-ja me 1,54 miliardë dollarë, Italia me 1,35 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 1,26 miliardë dollarë dhe Spanja me 1,12 miliardë dollarë.
Kina ishte burimi kryesor i importeve me 5,28 miliardë dollarë, e ndjekur nga Rusia, Gjermania, ShBA-ja dhe Italia.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, eksportet u rritën me 3,5 për qind në baza vjetore, duke arritur në 135.98 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 4,6 për qind, në 189.12 miliardë dollarë.
Deficiti i tregtisë së jashtme për periudhën janar-qershor u zgjerua me 7,4 për qind, duke arritur në 53,14 miliardë dollarë.




















