| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mucunski: Qëndrimet kombëtare janë mbi të gjitha, synimi përfundimtar mbetet anëtarësimi në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski tha se qëndrimet kombëtare janë mbi të gjitha, ndërsa synimi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në BE.
Mucunski: Qëndrimet kombëtare janë mbi të gjitha, synimi përfundimtar mbetet anëtarësimi në BE
Mucunski: Qëndrimet kombëtare janë mbi të gjitha, synimi përfundimtar mbetet anëtarësimi në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski tha se qëndrimet kombëtare janë mbi të gjitha, ndërsa synimi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE).

Në një intervistë për një televizion lokal, Mucunski tha se Qeveria që nga dita e parë po punon për një zgjidhje që do të forcojë pozicionet e shtetit. Ai thotë se synimi është që zgjidhja të jetë dinjitoze dhe të sigurojë një proces të parashikueshëm të integrimit evropian.

Mucunski theksoi se po zhvillohet një dialog aktiv me vendet anëtare të BE-së, institucionet evropiane dhe Bullgarinë, por megjithatë ende nuk është arritur një zgjidhje e pranueshme.

"Është thelbësore që të ketë parashikueshmëri në procesin e integrimit. Edhe një herë theksoj se absolutisht nuk jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje që lidhen me identitetin dhe historinë. Përderisa kjo Qeveri udhëheq shtetin, qëndrimet kombëtare do të jenë mbi të gjitha dhe njëkohësisht do të vazhdojmë të punojmë për reformat e brendshme", tha kryediplomati maqedonas.

Lidhur me modelin e integrimit gradual, ai vlerësoi se është e qartë se do të punohet për ndryshimin e tij, me mundësi që vendet kandidate të marrin më shumë të drejta dhe qasje në më shumë fonde evropiane.

"Për ne është më e rëndësishme që integrimi gradual të zhvillohet paralelisht me procesin e anëtarësimit dhe që synimi përfundimtar gjithmonë të mbetet anëtarësimi i plotë në BE", theksoi ministri.

"Reformat janë në interes të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, por në të njëjtën kohë na bëjnë një aktor më të besueshëm në rrugën drejt BE-së. Nuk bëhet fjalë për një mendim subjektiv, të gjithë parametrat tregojnë se jemi më të mirët në rajon në përmbushjen e reformave", shtoi Mucunski.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë