| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Lirohet nga paraburgimi ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj
Vendimi i sotëm është marrë me argumentin se për Beqajn janë tejkaluar afatet e paraburgimit, ndërkohë ndaj tij gjykata ka vendosur masën "arrest në shtëpi”.
Lirohet nga paraburgimi ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj
Lirohet nga paraburgimi ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është liruar sot nga paraburgimi, pas më shumë se dy vitesh në qeli dhe ndaj tij do të vijojë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfirmuar se gjykata sot ka vendosur pranimin e kërkesës së Beqajt për ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi i sotëm është marrë me argumentin se për Beqajn janë tejkaluar afatet e paraburgimit, ndërkohë ndaj tij gjykata ka vendosur masën "arrest në shtëpi”.

Ish-ministri Beqaj u arrestua në korrik 2024 nën dyshimin për korrupsion dhe abuzime me fondet e Bashkimit Evropian (BE), në kohën kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Shqipërisë (SASPAC), si dhe nën dyshimin se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë.

Ilir Beqaj ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 2013-2017 në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë në disa legjislatura është zgjedhur edhe deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë