Kombëtarja e në tastierën e kompjuterit u kthye në shtëpi me 36 medalje pasi kryesoi renditjen në Kampionatin Botëror të Tastierës së Kompjuterit "Intersteno 2026" në Liverpull, Angli.
Kampionati i organizuar nga Federata Ndërkombëtare për Përpunimin e Informacionit dhe Komunikimit (Intersteno), u mbajt nga 25 deri më 30 korrik dhe bëri bashkë garues nga 34 shtete.
Türkiye fitoi pesë tituj botërorë në disa disiplina, përfshirë dy në garën kryesore 30-minutëshe të daktilografimit të shpejtë pa gabime, ku medaljet ndahen në kategoritë e juniorëve, të rinjve dhe të rriturve.
Në kategorinë e juniorëve, Merve Mutlu fitoi medaljen e artë me një shpejtësi neto prej 111 fjalësh për minutë, ndërsa Sevval Erva Basoglu mori të argjendtën me 108 fjalë për minutë. Në kategorinë e të rinjve, Nisan Maya Tuncoglu fitoi një tjetër titull botëror pasi arriti 133 fjalë për minutë, ndërsa Hakan Kurt fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e të rriturve me 140 fjalë për minutë.
Këto performanca i siguruan Türkiyes gjithashtu titullin e kampionit si ekip në garën e shpejtësisë 30-minutëshe.




















