| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore
"Çrregullimet e fundit që prekin korridoret kryesore detare, nga Ngushtica e Hormuzit deri te Deti i Kuq dhe Deti i Zi, kanë demonstruar sërish lidhjen e ngushtë midis sigurisë, tregtisë globale dhe sistemeve ushqimore", ka dekluar Hoxha.
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se siguria ushqimore është shndërruar në një çështje sigurie dhe sipas tij siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore.

Hoxha ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Nju Jork të Koalicionit të Romës për Plehrat Kimike dhe Qasjen te Ushqimi, të bashkëkryesuar nga Italia dhe Kroacia, ndërkohë në rrjetet sociale ai ka deklaruar se në takim ka theksuar "se siguria ushqimore është shndërruar në një çështje sigurie, qëndrueshmërie dhe ndërlidhjeje".

"Çrregullimet e fundit që prekin korridoret kryesore detare, nga Ngushtica e Hormuzit deri te Deti i Kuq dhe Deti i Zi, kanë demonstruar sërish lidhjen e ngushtë midis sigurisë, tregtisë globale dhe sistemeve ushqimore. Këto zhvillime kanë pasoja të gjera, duke kërcënuar zinxhirët e furnizimit, disponueshmërinë e plehrave kimike, prodhimin bujqësor dhe, në fund të fundit, konsumatorët në mbarë botën", është shprehur Hoxha.

Kryediplomati Hoxha ka shtuar se për Shqipërinë, si një vend i integruar thellësisht në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, siguria e rrugëve detare, liria e lundrimit dhe korridoret e hapura tregtare janë me rëndësi themelore. "Kjo është arsyeja pse ne besojmë se Koalicioni i Romës ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm për të luajtur, jo vetëm në reagimin ndaj krizave, por edhe në forcimin e gatishmërisë kolektive, qëndrueshmërisë dhe sigurisë afatgjatë ushqimore", tha ai.

Duke theksuar se në një botë të ndërlidhur, siguria ushqimore nuk mund të ndahet nga siguria ekonomike, kryediplomati shqiptar theksoi: "Ekonomia globale dhe prosperiteti ynë i përbashkët varen nga rrugët e sigurta, furnizimet e besueshme dhe sistemet ushqimore reziliente".

Ministri Hoxha po qëndron në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë