| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye kritikon fjalimin e Netanyahut në OKB për të shënjestruar Erdoğanin me akuza të pabaza
"Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Türkiyes do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të shtypurve", tha drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Burhanettin Duran.
Türkiye kritikon fjalimin e Netanyahut në OKB për të shënjestruar Erdoğanin me akuza të pabaza
Türkiye zotohet ta vazhdojë diplomacinë për një “botë më të drejtë” në Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Burhanettin Duran tha se përdorimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i foltores së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të bërë "akuza të pabaza" ndaj Türkiyes dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan është i papajtueshëm me "idealet e paqes, ligjit dhe dialogut" që përfaqëson OKB-ja.

Në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal, Duran iu referua urdhërarrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, të lëshuar për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, dhe kritikoi deklaratat e tij që kishin në shënjestër Erdoğanin.

Duran tha se deklaratat e Netanyahut kundër Erdoğanit nuk mund t'i "bëjnë të padukshme masakrat e tij, katastrofën humanitare në Gaza dhe procedurat para drejtësisë ndërkombëtare".

"Edhe komuniteti ndërkombëtar po e sheh këtë situatë dhe Netanyahu është më i izoluar se kurrë më parë", shkroi ai.

"Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Türkiye do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të shtypurve, përfshirë vëllezërit dhe motrat tona palestineze, një botë më të drejtë dhe paqen si dhe të qëndrojë kundër padrejtësisë dhe shtypjes", shtoi Duran.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë