Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetari i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit Abdel Fattah al-Burhan diskutuan të martën marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale gjatë një takimi në Ankara.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Erdogan ka thënë se Ankaraja po i vazhdon përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Sudan.
TË REKOMANDUARA
Ai ka theksuar se po punohet për zhvillimin e marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Sudanit në shumë fusha, veçanërisht në tregti, bujqësi, energji dhe mbrojtje.






















