| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, shfaqet filmi "Gulizar"
Filmi është shfaqur me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë, në ambientet e amfiteatrit të Universitetit të Arteve, në kuadër të Festivalit të Filmit "Dea Open Air".
Shqipëri, shfaqet filmi "Gulizar"
Shqipëri, shfaqet filmi "Gulizar" / AA

Në Shqipëri është shfaqur filmi "Gulizar", një produksion nga Turqia dhe Kosova, në kuadër të Festivalit të Filmit "Dea Open Air", raporton Anadolu.

Filmi është shfaqur me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë, në ambientet e amfiteatrit të Universitetit të Arteve në Tiranë, ku, përveç artdashësve, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe studentë.

Në ditën e parë të festivalit, gjatë shfaqjes së filmit "Gulizar", ishte e pranishme regjisorja e filmit, Belkis Bayrak, ndërkohë që sipas institutit, aktori Bekir Behrem do të jetë i pranishëm në festival gjatë ditëve në vijim.

Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "Dea Open Air" do të zhvillohet në Tiranë në datat 1-5 qershor me moton "Qiell i hapur-mendje të hapura".

Programi e sivjetshëm përfshin dhjetëra filma nga vende të ndryshme të botës, të ndarë në tri seksione konkurruese: Filmi me Metrazh të Gjatë, Filmi i Shkurtër dhe Filmi Studentor.

Sipas organizatorëve, gjatë festivalit do të shfaqen 40 filma nga 25 vende të botës, si dhe do të organizohen edhe takime me artistët dhe aktivitete të tjera.

Festivali organizohet me mbështetjen e institucioneve të fushës së kulturës dhe organizatave të ndryshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore
Akreditohen mbi 16 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë
Begaj - Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është një investim strategjik për paqen
Costa në Sarajevë: BeH disa hapa larg fazës tjetër të negociatave me BE-në
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj pesë personave
Kryediplomati shqiptar: KFOR-i luajti rol vendimtar përballë akteve kërcënuese në veri të Kosovës
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira
Rama reagon mbi projektin në Zvërnec: Shqipëria duhet të hyjë në elitën e turizmit global
Në Tiranë organizohen festime dhe aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Malajzi, fëmijët nën 16 vjeç nuk lejohen të regjistrohen në platformat e rrjeteve sociale
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë
Prizren, mbahet edicioni i 22-të i BunarFestit
Kosova i kërkon Shqipërisë mbështetje për anëtarësim në NATO
Kurti takon ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxhën
Spitali Memorial i Fierit, i ndërtuar me mbështetjen e Türkiyes, shënon 5-vjetorin e themelimit
Përurohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve në Shqipëri, forcohet siguria dhe afrimi me BE-në
Bullgaria kufizon qëndrimin e avionëve ushtarakë amerikanë mes mosmarrëveshjeve për vizat
Rama për "Albanian Digital Solutions": Ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital
Hoxha në Romë me homologun Tajani: Rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë
Sllovenia dënon incidentin e rënies së dronit rus në territorin e Rumanisë