| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore
Njoftimi u bë i ditur nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri, e cila theksoi se ky memorandum i nënshkruar në Tiranë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, inovacionit si dhe kërkimit dhe zhvillimit ndërmjet dy vendeve.
Shqipëria dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore
Shqipëria dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore / Fatmir Guri / IG

Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

Njoftimi u bë i ditur nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri, e cila theksoi se ky memorandum i nënshkruar në Tiranë shënon një "hap të rëndësishëm" drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, inovacionit si dhe kërkimit dhe zhvillimit ndërmjet dy vendeve.

"Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Bujqësisë i Shqipërisë, Fatmir Guri, dhe drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore të Izraelit, Oren Lavi. 

Ky Memorandum synon ta nxisë bashkëpunimin në teknologjitë bujqësore, praktikat e qëndrueshme të prodhimit, sigurinë ushqimore, shkëmbimin e njohurive dhe nismat e përbashkëta kërkimore, në interes të të dy vendeve", thekson njoftimi.

Sipas njoftimit, pas ceremonisë së nënshkrimit, delegacioni izraelit u takua me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Sala, "ku u diskutua zbatimi i marrëveshjes dhe identifikimi i mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen".

"Ky partneritet pasqyron marrëdhëniet e forta dhe në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit si dhe angazhimin e përbashkët për inovacion, qëndrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit bujqësor", thekson njoftimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Akreditohen mbi 16 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë
Begaj - Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është një investim strategjik për paqen
Shqipëri, shfaqet filmi "Gulizar"
Costa në Sarajevë: BeH disa hapa larg fazës tjetër të negociatave me BE-në
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj pesë personave
Kryediplomati shqiptar: KFOR-i luajti rol vendimtar përballë akteve kërcënuese në veri të Kosovës
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira
Rama reagon mbi projektin në Zvërnec: Shqipëria duhet të hyjë në elitën e turizmit global
Në Tiranë organizohen festime dhe aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Malajzi, fëmijët nën 16 vjeç nuk lejohen të regjistrohen në platformat e rrjeteve sociale
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë
Prizren, mbahet edicioni i 22-të i BunarFestit
Kosova i kërkon Shqipërisë mbështetje për anëtarësim në NATO
Kurti takon ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxhën
Spitali Memorial i Fierit, i ndërtuar me mbështetjen e Türkiyes, shënon 5-vjetorin e themelimit
Përurohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve në Shqipëri, forcohet siguria dhe afrimi me BE-në
Bullgaria kufizon qëndrimin e avionëve ushtarakë amerikanë mes mosmarrëveshjeve për vizat
Rama për "Albanian Digital Solutions": Ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital
Hoxha në Romë me homologun Tajani: Rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë
Sllovenia dënon incidentin e rënies së dronit rus në territorin e Rumanisë