| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Futboll: Türkiye triumfon 4–0 në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut
Kjo ishte ndeshje përgatitore për Türkiyen në prag të Kampionatit Botëror FIFA 2026. Türkiye do të luajë në Grupin D së bashku me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.
Futboll: Türkiye triumfon 4–0 në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut
Futboll: Türkiye triumfon 4–0 në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Türkiyes në futboll shënoi fitore të thellë 4–0 ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje miqësore të zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Chobani” në Istanbul, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026.

Türkiye e nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi në avantazh që në minutën e 2-të pas një goli nga Orkun Kokçu.

Në minutën e 16-të, kombëtarja turke dyfishoi shifrat me golin e Can Uzun, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Türkiye vazhdoi dominimin dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 53-të, Deniz Gul shënoi me kokë për rezultatin 3-0, ndërsa në minutën e 70-të, një aksion i bukur ekipor solli edhe golin e katërt nga Baris Alper Yilmaz.

Kjo ishte ndeshje përgatitore për Türkiyen në prag të Kampionatit Botëror FIFA 2026. Türkiye do të luajë në Grupin D së bashku me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.

Botërori 2026 do të mbahet në ShBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë