| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Protesta ka filluar para selisë së Ministrisë së Arsimit, duke iu bashkuar studentët, por edhe qytetarë, ndërkohë është përshkallëzuar gjatë ditës, ku janë sulmuar edhe disa institucione të tjera.
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët
Shqipëri, sërish tensione në protestën e thirrur nga studentët

Në Shqipëri është mbajtur sërish sot protestë e thirrur nga studentë dhe e mbështetur nga qytetarë, ndërkohë që është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policië.

Protesta ka filluar para selisë së Ministrisë së Arsimit, duke iu bashkuar studentët, por edhe qytetarë, ndërkohë është përshkallëzuar gjatë ditës, ku janë sulmuar edhe disa institucione të tjera.

Studentët e mbledhur nga disa fakultete kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit dhe më pas janë mbledhur para selisë së Ministrisë së Arsimit, ku janë shënuar incidente dhe përplasje.

Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërkohë që është raportuar për disa të lënduar nga protestuesit dhe forcat e policisë.

Situata është përshkallëzuar me incidentet dhe sulmet me molotovë, fishekzjarrë, gurë dhe sende të tjera ndaj selisë së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, selisë së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Drejtësisë dhe ambienteve të jashtme të Kryeministrisë.

Ndërkohë, gjatë protestës u shkaktua edhe zjarr nga molotovët në ambientet e disa ministrive, në disa biznese private, në koshat e mbeturinave dhe pemëve.

Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat, sipas tyre, nuk janë adresuar në dekadat e fundit.

Disa nga problematikat me të cilat studentët kanë pretenduar se përballen lidhen me kushtet në arsim, investimet e pamjaftueshme, kostot e larta të qirave, mungesën e konvikteve dhe kurrikulat që, sipas tyre, kanë mbetur të vjetruara.

Gjithashtu, një pjesë e studentëve kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë