| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Alarmet paralajmëruese u aktivizuan shkurtimisht në Riad dhe në Al-Kharj
Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite njoftoi se rreziku ka kaluar pasi sistemi i paralajmërimit të hershëm lëshoi alarme për kërcënime të mundshme.
Alarmet paralajmëruese u aktivizuan shkurtimisht në Riad dhe në Al-Kharj
Alarmet paralajmëruese u aktivizuan shkurtimisht në Riad dhe në Al-Kharj./ AA

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite tha të mërkurën se alarmet paralajmëruese u aktivizuan në kryeqytetin Riad dhe në guvernatorin fqinj të Al-Kharjit, për kërcënime të mundshme. Pak më vonë, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar.

Sipas Mbrojtjes Civile, Platforma Kombëtare e Paralajmërimit të Hershëm lëshoi alarme në Riad dhe në Al-Kharj, në juglindje të kryeqytetit, për të paralajmëruar banorët për rrezik të mundshëm. Në njoftimet pasuese, agjencia bëri të ditur se rreziku kishte kaluar në të dyja vendndodhjet.

Mbrojtja Civile nuk e specifikoi menjëherë natyrën e kërcënimeve që shkaktuan alarmet.

Arabia Saudite ka përjetuar një seri sulmesh me raketa dhe dronë, në kuadër të përshkallëzimit të armiqësive me grupin Huthi të Jemenit.

Herët të mërkurën, autoritetet saudite thanë se katër persona u plagosën dhe 15 shtëpi pësuan dëme të lehta nga mbetjet e dy raketave lundrimi të kapura, të cilat ranë në Riad të martën.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi gjithashtu se kishte kapur dhe shkatërruar një raketë lundrimi në Al-Kharj, ndërsa një sulm ndaj një ndërtese administrative të kompanisë shtetërore të naftës Aramco shkaktoi një zjarr të vogël në qytetin lindor të Dhahranit.