| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e tjera.
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës / َAA

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në fshatin Zhabar të Mitrovicës janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e tjera.

“Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga lufta e fundit në Kosovë 1998-99 mbeten të zhdukur trupat edhe të rreth 1.500 personave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë