| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Italia e pezullon Shengenin me Spanjën për shkak të fluksit të migrantëve në Ceuta
Italia i ka mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë pas fluksit të fundit të migrantëve të parregullt në enklavën spanjolle Ceuta.
Italia e pezullon Shengenin me Spanjën për shkak të fluksit të migrantëve në Ceuta
Italia e pezullon Shengenin me Spanjën për shkak të fluksit të migrantëve në Ceuta/ AA

Italia të premten e pezulloi marrëveshjen Shengen me Spanjën, duke i mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë pas fluksit të fundit të migrantëve të parregullt në enklavën spanjolle Ceuta, raportoi media shtetërore italiane.

Ministria e Brendshme italiane e urdhëroi mbylljen pas hyrjes së rreth 50 mijë migrantëve në Ceuta që nga e enjtja, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Vendimi erdhi pas një vlerësimi nga Komiteti për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten e përshkroi hyrjen masive të migrantëve në Ceuta si “sulm” dhe “shkelje të integritetit territorial të Spanjës”, duke u zotuar ta rikthejë normalitetin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, më shumë se 48 mijë nga rreth 50 mijë migrantët që hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta që nga e enjtja janë kthyer tashmë në Marok.