Në një postim në platformën X, Duran deklaroi se vlerësimet e përfshira në dokumentin e BE-së "Mirëkuptimi i Përbashkët" (Common Understanding), të publikuar më 15 korrik 2026, janë "larg objektivitetit dhe largpamësisë strategjike".
Ai tha se kjo qasje, e cila "shpërfill statusin e Türkiyes si vend kandidat", dëshmon edhe një herë mungesën e vizionit të BE-së për një të ardhme të përbashkët.
Durani shtoi se dokumenti anashkalon rolin e Türkiyes në sigurinë euro-atlantike, pavarësisht se pozicioni i saj i pazëvendësueshëm u rikonfirmua qartë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.
Sipas tij, deklaratat që e injorojnë këtë realitet "nuk kontribuojnë në një dialog konstruktiv".
Duke iu referuar Mesdheut Lindor dhe çështjes së Qipros, Duran tha se dokumenti përsërit "retorikë të njëanshme", e cila nuk pasqyron të drejtën ndërkombëtare dhe realitetet historike.
"Një zgjidhje e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes një qasjeje të drejtë, të paanshme dhe realiste", u shpreh ai.
Në përfundim, Durani i bëri thirrje Bashkimit Evropian të përqafojë "një diskurs më të përgjegjshëm", të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta, të lirë nga paragjykimet.






















