Autoritetet në Kosovë kanë gjetur mbetje mortore të një individi të dyshuar se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se eshtrat janë gjetur në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të qytetit të Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë, gjetja është bërë nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, ndërsa lokacionet lidhen me periudhën e luftës së fundit të vitit 1998-1999.
TË REKOMANDUARA
Tutje bëhet e ditur se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar më shumë rreth tyre.
Në Kosovë vazhdon të mos dihet fati edhe i mbi 1,500 personave të zhdukur nga lufta e fundit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























